SHQIPËRIA VERIORE

Krujë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë

Përshkrimi

Ky udhëtim 6-ditor ju fton të zbuloni bukuritë natyrore, historinë dhe kulturën e Shqipërisë, nga qytetet historike të Krujës, Lezhës dhe Shkodrës, te peizazhet mahnitëse të Alpeve Shqiptare, Syri i Kaltër i Thethit dhe Lumi i Shalës. Itinerari vijon përgjatë bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë Velipojën, Shëngjinin dhe Durrësin, për të përfunduar në kryeqytetin Tiranë, me monumentet historike, atraksionet kulturore dhe atmosferën e tij moderne.

Detajet e Turit

Kohëzgjatja6 ditë
VendndodhjaKrujë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë
ÇmimiSipas kërkesës
VështirësiModerate
Madhësia e grupit15 Të ftuar
Kufiri i moshësN/A
UdhëzuesGuide lokale
GjuhëtShqip, Anglisht,Gjermanisht

Itinerari

01
Dita 1: TIRANË – KRUJË – LEZHË

Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe nisja drejt Krujës, në varësi të orarit të mbërritjes.

Vizitë në Kalanë e Krujës dhe eksplorimi i qendrës historike të qytetit.

Vizitë në Pazarin e Vjetër, i njohur për dyqanet tradicionale dhe punimet artizanale vendase.

Dreka në një restorant tradicional në Krujë.

Pas drekës, nisja drejt Lezhës.

Vizitë në atraksionet kryesore historike të Lezhës dhe eksplorimi i qendrës së qytetit.

Check in në hotel.

Darka në një restorant lokal në Lezhë.

Fjetja në Lezhë.

02
Dita 2: LEZHË – KOMAN – LUMI I SHALËS – THETH

Mëngjesi në hotel.

Check out nga hoteli dhe nisja nga Lezha drejt Komanit.

Mbërritja në Liqenin e Komanit dhe hipja në varkë për një udhëtim panoramik përmes peizazheve mahnitëse të Alpeve Shqiptare.

Vijimi i udhëtimit me varkë drejt Lumit të Shalës, i rrethuar nga male madhështore dhe ujëra të kristalta.

Kohë e lirë pranë Lumit të Shalës për t'u çlodhur, për të notuar dhe për të eksploruar bukuritë e mrekullueshme natyrore të zonës.

Pas drekës, vijimi i udhëtimit drejt Thethit.

Mbërritja në Theth dhe sistemimi në akomodim.

Kohë e lirë për t'u çlodhur dhe për të shijuar atmosferën e qetë malore.

Darka në një restorant lokal ose në një bujtinë tradicionale në Theth.

Fjetja në Theth.

03
Dita 3: THETH – SYRI I KALTËR – SHKODËR

Mëngjesi në hotel.

Check out nga hoteli dhe nisja e udhëtimit përmes peizazheve spektakolare të Parkut Kombëtar të Thethit.

Ecje në natyrë drejt Syrit të Kaltër të Thethit, i rrethuar nga pyje të dendura, male dhe natyrë e paprekur.

Kohë e lirë pranë Syrit të Kaltër për të admiruar peizazhin, për të bërë fotografi dhe për t'u çlodhur në këtë mjedis të qetë natyror.

Kthimi në Theth dhe dreka në një restorant tradicional lokal ose në një bujtinë.

Pas drekës, vijimi i udhëtimit drejt Shkodrës.

Mbërritja në Shkodër dhe check in në hotel.

Pasdite, zhvillimi i një turi të guiduar në qytetin e Shkodrës, duke eksploruar qendrën historike, rrugët pedonale dhe disa nga monumentet kryesore kulturore të qytetit.

Vijimi i vizitës në Kalanë e Rozafës, një nga atraksionet historike më të rëndësishme të qytetit, e cila ofron pamje panoramike mbi Shkodrën, Liqenin e Shkodrës dhe peizazhin përreth.

Darka në një restorant lokal në Shkodër.

Fjetja në Shkodër.

04
Dita 4: SHKODËR – VELIPOJË – LUMI I BUNËS – SHËNGJIN

Mëngjesi në hotel.

Check out nga hoteli dhe nisja nga Shkodra drejt Velipojës, një nga destinacionet bregdetare më të frekuentuara në Shqipërinë e Veriut.

Kohë e lirë në plazhin e Velipojës për t'u çlodhur dhe për të shijuar bregdetin e Adriatikut.

Dreka në një restorant lokal në Velipojë.

Vijimi i udhëtimit drejt Lumit të Bunës, një nga zonat më të rëndësishme natyrore në Shqipërinë e Veriut.

Një udhëtim i shkurtër me varkë ose një vizitë relaksuese përgjatë Lumit të Bunës, në varësi të aktiviteteve të disponueshme dhe kushteve atmosferike.

Vijimi i udhëtimit drejt Shëngjinit.

Mbërritja në Shëngjin dhe check in në hotel.

Kohë e lirë për t'u çlodhur dhe për të shijuar atmosferën bregdetare.

Darka në një restorant lokal në Shëngjin.

Fjetja në Shëngjin.

05
Dita 5: SHËNGJIN – DURRËS – TIRANË

Mëngjesi në hotel.

Check out nga hoteli dhe nisja nga Shëngjini drejt Durrësit.

Mbërritja në Durrës dhe fillimi i turit të guiduar në këtë qytet historik bregdetar.

Vizitë në Amfiteatrin Antik të Durrësit, një nga sitet arkeologjike romake më të rëndësishme në Shqipëri.

Vijimi i vizitës drejt Kullës Veneciane dhe rrënojave të mureve antike të qytetit, të cilat dëshmojnë historinë e pasur të Durrësit.

Shëtitje në qendrën e qytetit dhe përgjatë bulevardit të Durrësit, duke zbuluar disa nga pikat kryesore historike dhe kulturore, si dhe atmosferën e gjallë të qytetit.

Vijimi i udhëtimit drejt zonës së Vollgës dhe shëtitje përgjatë shëtitores buzë detit.

Kohë e lirë për fotografi dhe për të shijuar pamjet e Detit Adriatik.

Dreka në një restorant lokal në Durrës.

Pas drekës, kohë e lirë për të eksploruar qytetin ose për t'u çlodhur pranë detit.

Vijimi i udhëtimit drejt Tiranës.

Mbërritja në Tiranë dhe check in në hotel.

Kohë e lirë për t'u çlodhur.

Darka në një restorant lokal në Tiranë.

Fjetja në Tiranë.

06
Dita 6: TURI I QYTETIT TË TIRANËS – AEROPORTI

Mëngjesi në hotel.

check out nga hoteli dhe fillimi i turit të guiduar në qytetin e Tiranës.

Vizitë në Sheshin Skënderbej, zemra e kryeqytetit, dhe eksplorimi i monumenteve dhe pikave historike përreth tij.

Vijimi i vizitës drejt Xhamisë së Et'hem Beut dhe Kullës së Sahatit, dy nga monumentet më të njohura të qendrës së qytetit.

Vizitë në Bunk'Art 2 për të njohur më nga afër historinë e Shqipërisë në periudhën e saj të afërt.

Shëtitje përgjatë bulevardit kryesor të këmbësorëve dhe vizitë në Piramidën e Tiranës, një nga monumentet moderne më karakteristike të qytetit.

Vijimi i vizitës drejt Pazarit të Ri, një zonë plot gjallëri, me kafene, restorante dhe dyqane lokale.

Vizitë në Katedralen Ortodokse dhe vijimi i shëtitjes drejt zonës qendrore të Tiranës.

Shëtitje në zonën e Bllokut, një nga zonat më të gjalla dhe më të frekuentuara të qytetit, e njohur për kafenetë, restorantet dhe atmosferën moderne.

Transferimi drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për fluturimin e kthimit.

Komentet (0)

Review-t dhe Vlerësimet e Klientëve
0.0 / 5.0

Bazuar në review-t e 0

Vlerësimet e yjeve të 5 0
Vlerësimet e yjeve të 4 0
Vlerësimet e yjeve të 3 0
Vlerësimet e yjeve të 2 0
Vlerësimet e yjeve të 1 0

Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e turit të përfunduar të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.