Festat e Nëntorit në Regent Porto Montenegro

Relaxation & Wellness Tivat, Mal i Zi

Përshkrimi

Këtë Nëntor, zgjidhni Regent Porto Montenegro për disa ditë larg rutinës, në një nga zonat më të bukura të bregdetit malazez. Shijoni shëtitjet përgjatë marinës së Tivatit, zbuloni restorantet dhe dyqanet përreth dhe përfitoni nga ambientet elegante të hotelit për një qëndrim të qetë e plot komoditet. Një mundësi për të kombinuar relaksin me eksplorimin e rivierës malazeze.

Ku do të qëndroni

Regent Porto Montenegro
Akomodimi i përfshirë

Regent Porto Montenegro

Porto Montenegro, Obala Bb, Tivat 85320, Montenegro Standard Room

Detajet e paketës individuale

Lloji individual i paketësRelaxation & Wellness
Kohëzgjatja2 netë
VendndodhjaTivat, Mal i Zi
ÇmimiEUR 195.00 për person
Vështirësieasy
Udhëzuesna
Pajisjetna
Marrja e hotelitna

Pikat kryesore të paketës individuale

Qëndrim në Regent Porto Montenegro

Shijoni mikpritjen dhe elegancën e një hoteli luksoz, në zemër të marinës më të njohur të Tivatit.

Eksploroni Porto Montenegro

Shëtisni përgjatë marinës, mes jahteve luksoze, butikëve, kafeneve dhe restoranteve buzë ujit.

Relaks në Regent Spa

Kushtojini kohë vetes me trajtime relaksi, sauna, banjë turke dhe pishinë të brendshme.

Zbuloni Tivatin

Eksploroni qytetin bregdetar, shëtitoren dhe atraksionet përreth, duke shijuar atmosferën e qetë të Nëntorit.

Ekskursion në Kotor

Vizitoni Qytetin e Vjetër të Kotorit, me rrugicat me kalldrëm, sheshet historike dhe arkitekturën mesjetare.

Përfshirë / Përjashtuar

Perfshihet

  • 2 netë akomodim
  • Mëngjeset në hotel
  • Parkim falas
  • Përdorimi falas i Spa-së dhe i pishinës së brendshme.

Nuk perfshihet

  • Drekat dhe darkat
  • Sigurimi shëndetësor
  • Guida turistike
  • Transporti

E rëndësishme për të ditur

  • Moti: Temperaturat janë më të buta se në dimër, por mund të ketë ditë me shi dhe erë. Merrni me vete veshje të ngrohta dhe një xhaketë kundër shiut.
  • tmosfera: Nëntori është periudhë më e qetë në bregdet, me më pak vizitorë dhe më shumë mundësi për të shijuar resortin pa turmat e sezonit veror.
  • Relaksi: Është një periudhë e përshtatshme për të shijuar spa-në, pishinat e brendshme dhe shërbimet e mirëqenies.
  • Ekskursione: Nëse moti e lejon, mund të organizoni një vizitë në Perast dhe Kotor, dy prej destinacioneve më karakteristike të Gjirit të Kotorrit.

FAQ

Hoteli ndodhet në zemër të Porto Montenegro, në qytetin e Tivatit, buzë Gjirit të Kotorrit, në Mal të Zi.

Temperaturat janë relativisht të buta, por mund të ketë reshje shiu dhe ditë me erë. Rekomandohet të merrni veshje të ngrohta dhe të përshtatshme për këtë periudhë.

Po, hoteli ofron pishinë të brendshme që mund të shijohet edhe gjatë muajve më të ftohtë. Pishinat e jashtme janë sezonale.

Po, Regent Spa ofron trajtime relaksi, sauna, banjë turke, dhomë avulli dhe ambiente të tjera për mirëqenien tuaj.

Mund të eksploroni marinën Porto Montenegro, shëtitoren dhe dyqanet e Tivatit, si dhe të organizoni ekskursione në Kotor, Perast dhe Herceg Novi.

Komentet (0)

Review-t dhe Vlerësimet e Klientëve
0.0 / 5.0

Bazuar në review-t e 0

Vlerësimet e yjeve të 5 0
Vlerësimet e yjeve të 4 0
Vlerësimet e yjeve të 3 0
Vlerësimet e yjeve të 2 0
Vlerësimet e yjeve të 1 0

Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e plotësuar të paketës individuale të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.