Krishtlindje në Vienë

City & Culture Vienë, Austri

Përshkrimi

Vjena gjatë periudhës së Krishtlindjeve shndërrohet në një qytet plot atmosferë festive, ku tradita dhe eleganca ndërthuren në çdo rrugë e shesh. Shëtisni mes tregjeve karakteristike të Krishtlindjeve, zbuloni stendat me punime artizanale, shijoni ëmbëlsirat tradicionale austriake dhe verën e ngrohtë me erëza. Nga sheshi Rathausplatz, i ndriçuar nga dekorimet festive, te pallatet madhështore dhe rrugicat historike, çdo cep i Vjenës ofron një arsye më shumë për ta vizituar në këtë periudhë të vitit. 🎄✨

Ku do të qëndroni

Austria Trend Hotel Ananas 4*
Akomodimi i përfshirë

Austria Trend Hotel Ananas 4*

Rechte Wienzeile 93-95 Eingang, Sonnenhofgasse 8/10, 1050 Wien, Austria Standard Room

Detajet e paketës individuale

Lloji individual i paketësCity & Culture
Kohëzgjatja3 netë
VendndodhjaVienë, Austri
ÇmimiEUR 365.00 për person
Vështirësieasy
Udhëzuesna
Pajisjetna
Marrja e hotelitna

Pikat kryesore të paketës individuale

Rathausplatz – Tregu i Krishtlindjeve

Një nga tregjet më të famshme të Vjenës, me dekorime festive, stenda tradicionale, ëmbëlsira dhe ndriçim magjik.

Pallati Schönbrunn

Vizitoni pallatin madhështor të familjes perandorake dhe eksploroni tregun e Krishtlindjeve në oborrin e tij historik.

Stephansplatz – Katedralja e Shën Stefanit

Zbuloni zemrën historike të Vjenës dhe vizitoni tregun festiv përpara katedrales ikonike të qytetit.

Graben – Rrugica e Dritave

Shëtisni në një nga rrugët më elegante të Vjenës, e zbukuruar me ndriçime spektakolare gjatë Krishtlindjeve.

Opera dhe Muzikë Klasike

Përjetoni elegancën e Vjenës përmes shfaqjeve madhështore të operës dhe koncerteve të muzikës klasike, në sallat e saj historike dhe me një traditë të pasur muzikore.

Përfshirë / Përjashtuar

Perfshihet

  • 3 netë në një hotel qendror me 4 yje
  • Fluturimi vajtje-ardhje
  • Mëngjeset në hotel

Nuk perfshihet

  • Drekat dhe darkat
  • Sigurimi shëndetësor
  • Guida turistike

E rëndësishme për të ditur

  • Pagesat: Në shumë tregje pranohen si kartat bankare, ashtu edhe paratë cash. Mbani gjithsesi pak para me vete.
  • Gotat e Glühwein: Shpesh aplikohet një depozitë për gotën, e cila ju kthehet kur e dorëzoni atë.
  • Rezervoni restorantet paraprakisht: Gjatë periudhës festive, restorantet tradicionale dhe lokalet pranë tregjeve mund të jenë shumë të frekuentuara.
  • Përdorni transportin publik: Metroja, tramvajet dhe autobusët janë mënyra të përshtatshme për të lëvizur në qytet. Mund të konsideroni blerjen e një bilete 24-orëshe ose 48-orëshe, sipas kohëzgjatjes së qëndrimit.
  • Kontrolloni oraret gjatë festave: Më 24, 25 dhe 26 dhjetor, disa dyqane, restorante dhe atraksione mund të kenë orare të reduktuara ose të jenë të mbyllura.

FAQ

Shumica e tregjeve hapen gjatë muajit nëntor dhe qëndrojnë të hapura deri në fund të dhjetorit. Disa prej tyre vazhdojnë edhe në ditët e para të janarit.

Ndër më të vizituarit janë tregu në Rathausplatz, ai përpara Pallatit Schönbrunn, Belvedere, Maria-Theresien-Platz dhe Stephansplatz. Secili ofron një atmosferë dhe eksperiencë të veçantë.

Mund të provoni specialitete tradicionale austriake si Wiener Würstel, Käsespätzle, Kaiserschmarrn, biskotat Vanillekipferl, si dhe verën e ngrohtë me erëza (Glühwein) dhe çokollatën e nxehtë.

Temperaturat zakonisht janë të ulëta dhe mund të zbresin pranë zeros ose nën të. Mund të ketë reshje shiu apo dëbore, ndaj rekomandohen veshje të ngrohta, pallto dimërore, shall, doreza dhe këpucë të rehatshme.

Jo të gjitha. Disa tregje mbyllen më 23 dhjetor, ndërsa të tjera vazhdojnë deri më 24 ose 26 dhjetor. Për shembull, tregu në Rathausplatz është i hapur deri më 26 dhjetor 2026.

Komentet (0)

Review-t dhe Vlerësimet e Klientëve
0.0 / 5.0

Bazuar në review-t e 0

Vlerësimet e yjeve të 5 0
Vlerësimet e yjeve të 4 0
Vlerësimet e yjeve të 3 0
Vlerësimet e yjeve të 2 0
Vlerësimet e yjeve të 1 0

Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e plotësuar të paketës individuale të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.