Shën Valentin në Zanzibar

Relaxation & Wellness Zanzibar

Përshkrimi

Zbuloni bukuritë e Zanzibarit, një destinacion ku tropikët marrin formën e tyre më të bukur. Kaloni ditët mes plazheve me rërë të bardhë, ujërave të ngrohta të Oqeanit Indian dhe palmave që shtrihen përgjatë bregdetit. Eksploroni ishullin, njihuni me kulturën dhe traditat lokale, shijoni shëtitjet në Stone Town dhe përjetoni perëndime spektakolare buzë detit. Një udhëtim që ndërthur relaksin, aventurën dhe zbulimin e një prej destinacioneve më të veçanta tropikale. 🌴🌊☀️

Ku do të qëndroni

Riu Palace Swahili
Akomodimi i përfshirë

Riu Palace Swahili

Nungwi Beach in Zanzibar, Tanzania

Detajet e paketës individuale

Lloji individual i paketësRelaxation & Wellness
Kohëzgjatja5 netë
VendndodhjaZanzibar
ÇmimiEUR 2,045.00 për person
VështirësiEasy
Udhëzuesna
Pajisjetna
Marrja e hotelitTransfertë aeroport-hotel-aeroport

Pikat kryesore të paketës individuale

Not me delfinët

Një eksperiencë emocionuese në ujërat e kristalta të Oqeanit Indian, duke i vëzhguar në habitatin e tyre natyror.

Snorkeling në Mnemba Island

Eksploroni botën nënujore mes koraleve dhe peshqve shumëngjyrësh.

Lundrim me dhow

Shijoni një udhëtim me varkë tradicionale gjatë perëndimit të diellit.

Safari Blue

Eksploroni ishuj të vegjël, laguna dhe plazhe të izoluara me një ekskursion me varkë.

Safari

Një udhëtim njëditor ose disa ditor për të zbuluar jetën e egër të savanës afrikane.

Scuba Diving

Zbuloni shkëmbinjtë koralorë dhe jetën e pasur detare.

Ushqyerja e breshkave në Baraka Aquarium

Takoni breshkat gjigante të detit në një ambient të dedikuar për to.

Përfshirë / Përjashtuar

Perfshihet

  • 6 netë në një hotel me 5 yje
  • Fluturimi vajtje-ardhje
  • All Inclusive
  • Transferta aeroport-hotel-aeroport

Nuk perfshihet

  • Sigurimi shëndetësor
  • Guida
  • Safari

E rëndësishme për të ditur

  • Viza: Për shtetasit shqiptarë kërkohet vizë turistike për Tanzaninë. Mund të aplikohet online ose të merret në mbërritje, sipas kushteve përkatëse.
  • Sigurimi i detyrueshëm: Zanzibar ka një siguracion të posaçëm të detyrueshëm për turistët e huaj, i cili është i ndarë nga siguracioni juaj i zakonshëm i udhëtimit.
  • Repelent kundër mushkonjave: Merrni me vete një produkt mbrojtës, veçanërisht për orët e mbrëmjes.
  • Krem mbrojtës nga dielli: Rrezatimi është i fortë gjatë gjithë vitit, ndaj rekomandohet SPF i lartë.
  • Uji: Preferoni ujin e ambalazhuar dhe shmangni akullin kur nuk jeni të sigurt për origjinën e tij.

FAQ

Periudha më e përshtatshme është nga qershori deri në tetor, kur moti është kryesisht i thatë dhe temperaturat janë të këndshme. Edhe muajt dhjetor–shkurt janë shumë të preferuar për pushime tropikale.

Jo gjithmonë. Zanzibar karakterizohet nga batica dhe zbatica, të cilat ndikojnë në nivelin e ujit. Në disa zona, veçanërisht në bregun lindor, deti tërhiqet ndjeshëm gjatë zbaticës.

Nungwi, Kendwa, Paje dhe Jambiani janë ndër zonat më të njohura. Nungwi dhe Kendwa janë veçanërisht të preferuara për not, ndërsa Paje dhe Jambiani për atmosferën tropikale dhe sportet ujore.

Monedha zyrtare është Shilinga Tanzaniane (TZS), por dollari amerikan pranohet gjerësisht në hotele, restorante dhe gjatë organizimit të ekskursioneve.

Zanzibar është një destinacion turistik i vizituar nga udhëtarë nga e gjithë bota. Megjithatë, rekomandohet të tregoni kujdes me sendet personale, të përdorni transport të besueshëm dhe të ndiqni udhëzimet lokale.

Po, ekziston rrezik i malaries. Përpara udhëtimit këshillohet konsultimi me mjekun për masat parandaluese, si dhe përdorimi i repelentëve kundër mushkonjave.

Komentet (0)

Review-t dhe Vlerësimet e Klientëve
0.0 / 5.0

Bazuar në review-t e 0

Vlerësimet e yjeve të 5 0
Vlerësimet e yjeve të 4 0
Vlerësimet e yjeve të 3 0
Vlerësimet e yjeve të 2 0
Vlerësimet e yjeve të 1 0

Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e plotësuar të paketës individuale të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.