9 ditë për të zbuluar Vietnamin

Vietnam Vietnam

Përshkrimi

Përjetoni Vietnamin përmes një udhëtimi që ndërthur historinë, natyrën dhe jetën e përditshme vendase. Nga tempujt dhe monumentet historike të Hanoit, te lundrimi me një natë qëndrimi në Gjirin Ha Long mes mijëra formacioneve shkëmbore, çdo ndalesë sjell një përvojë të veçantë. Ngjituni me teleferik në Ba Na Hills, shëtisni mbi Urën e Artë, eksploroni rrugicat e Hoi An dhe zbuloni jetën tradicionale në Deltën e Mekongut. Udhëtimi përmbyllet në Ho Chi Minh me monumentet historike, tregjet lokale dhe një tur gastronomik me Vespa, për të provuar shijet karakteristike të Vietnamit.

Detajet e Turit

Lloji i turitVietnam
Kohëzgjatja9 ditë / 7 netë
VendndodhjaVietnam
ÇmimiEUR 2,890.00 për person
VështirësiEasy
Madhësia e grupit20 Të ftuar
UdhëzuesGuidë lokale anglisht-folëse + shoqërues nga agjensia gjatë gjithë udhëtimit
Marrja e hotelitTransferta aeroport – hotel – aeroport dhe transfertat e brendshme sipas programit, përfshirë trenin me shpejtësi të lartë Pekin–Xi'an
GjuhëtAnglisht (guidë lokale)

Pikat kryesore të turit

Hanoi

Zbuloni historinë dhe kulturën e Hanoi përmes tempujve historikë, lagjes së vjetër dhe shëtitjeve pranë liqenit Hoan Kiem.

Gjiri Ha Long

Kaloni një natë në bord mes mijëra formacioneve karstike që ngrihen mbi ujërat e gjirit, një nga peizazhet më karakteristike të Vietnamit.

Ba Na Hills dhe Ura e Artë

Ngjituni me teleferik drejt Ba Na Hills dhe shëtisni mbi Urën e Artë, të mbajtur nga dy duar gjigante, me pamje panoramike mbi peizazhin përreth.

Qyteti i Fenerëve

Eksploroni rrugicat historike, shtëpitë tradicionale të tregtarëve, Urën Japoneze dhe tregjet karakteristike të këtij qyteti.

Fshati Cam Thanh

Lundroni me varka vietnameze në formë shporte përmes kanaleve të rrethuara nga palma kokosi ujore.

Ben Tre dhe Mo Cay

Zbuloni jetën rurale vietnameze përmes lundrimeve në lumenj e kanale, vizitave në punishte lokale dhe degustimit të frutave tropikale.

Ho Chi Minh City

Vizitoni Pallatin e Ribashkimit, Katedralen Notre-Dame dhe Postën Qendrore për të njohur historinë dhe arkitekturën e qytetit.

Eksperiencë gastronomike me Vespa

Shijoni një tur në rrugët e Saigonit si pasagjerë në një Vespa klasike, duke provuar specialitete lokale, fruta deti dhe ëmbëlsira tradicionale.

Itinerari

01
DITA 1 – HANOI – MBËRRITJA – KOHË E LIRË (-) 6 Prill 2027

Fluturimi ne vajtje:

TK 164 | 06 PRILL | Stamboll – Hanoi | 02:10–15:30

Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Noi Bai, do t’ju presin shoferi ynë privat dhe guida anglisht - folëse, të cilët do t’ju shoqërojnë drejt hotelit. Pjesa tjetër e ditës do të jetë e lirë për ta kaluar sipas dëshirës suaj.

Fjetja: Në Hanoi.

02
Dita 2 – HANOI – EKSKURSION NJËDITOR NË QYTET (M) 7 Prill 2027

Pas mëngjesit, takimi me guidën anglisht – folëse dhe shoferin për të nisur një vizitë njëditore në Hanoi. Do të vizitoni kompleksin historik Ho Chi Minh (Sheshin Ba Dinh, Mauzoleumin e Ho Chi Minh dhe shtëpinë e tij mbi shtylla), faltoren ikonike me një shtyllë (One Pillar Pagoda), si dhe Tempullin e Letërsisë – universiteti i parë kombëtar i Vietnamit.

Pasdite, do të shijoni një shëtitje tradicionale me ciklo nëpër lagjen e vjetër plot gjallëri, si dhe një shëtitje në këmbë përreth liqenit piktoresk Hoan Kiem dhe Tempullit Ngoc Son.

Fjetja: Në Hanoi.

03
DITA 3 – HANOI – GJIRI HA LONG – UDHËTIM ME FJETJE NË BORD (M/D/D) 8 Prill 2027

Pas mëngjesit, takimi me guiden dhe shoferin për një transfertë private drejt Gjirit Ha Long, një zonë e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Mbërritja në port parashikohet rreth mesditës, ku do të kryhet imbarkimi në anije. Dreka do të shërbehet ndërsa anija lundron drejt gjirit.

Gjatë pasdites do të zhvillohen ekskursione të planifikuara ose mund të relaksoheni në bord. Anija do të ankorohet mes formacioneve karstike për darkën dhe qëndrimin gjatë natës.

Shënime:

• Itinerari mund të ndryshojë në varësi të kushteve atmosferike ose rregulloreve lokale.

• Vaktet përfshijnë alternativa lokale dhe ndërkombëtare; pijet paguhen veçmas nga udhëtarët.

• Guida jonë private do t’ju shoqërojë vetëm gjatë transfertës tokësore. Gjatë lundrimit, do të ndani guidën që flet anglisht me udhëtarë të tjerë.

Fjetja: Në bord, në Gjirin Ha Long.

04
Dita 4 – GJIRI HA LONG – HANOI – DA NANG (M/BRUNCH) 9 Prill 2027

Fluturimi: VJ 523 | 09 PRILL | Hanoi – Da Nang | 20:10–21:30

Shijoni lindjen e diellit mbi gji, e ndjekur nga një mëngjes i lehtë (ose brunch), ndërsa anija lundron drejt portit.

Zbritja nga anija parashikohet rreth orës 11:30. Më pas, do të takoheni me guidën dhe shoferin tonë privat për transfertën e kthimit në Hanoi, në kohë për fluturimin drejt Da Nang.

Pas mbërritjes, guida dhe shoferi ynë do t’ju shoqërojnë drejt hotelit. Pjesën e mbetur të ditës mund ta shijoni sipas dëshirës suaj.

Fjetja: Në Da Nang.

05
Dita 5 – DA NANG – BA NA HILLS – URA E ARTË (M) 10 Prill 2027

Mëngjesi në hotel. Më pas, guida dhe shoferi ynë do t’ju shoqërojnë drejt kompleksit Sun World Ba Na Hills. Do të ngjiteni në majë me një nga teleferikët më të gjatë në botë, duke shijuar pamje panoramike të pyjeve dhe vijës bregdetare.

Shetitje mbi Urën ikonike të Artë (Golden Bridge), e cila mbahet nga duar gjigante, dhe do të eksploroni kopshtet me lule Le Jardin D’Amour dhe Fshatin Francez (French Village).

Pasditja do të jetë e lirë për të shijuar kompleksin sipas dëshirës, nga parku i brendshëm i argëtimit Fantasy Park deri te faltoret e qeta dhe vilat e stilit evropian.

Shënim:

• Paketa jonë përfshin vetëm biletat e teleferikut.

• Përvojat e tjera opsionale, si vizita në bodrumet e verës (Wine Cellars), Muzeu i Dyllit, monedhat për lojërat në Fantasy Park etj., paguhen nga vetë udhëtarët.

Fjetja: Në Da Nang.

06
Dita 6 – DA NANG – HOI AN – FSHATI CAM THANH – QYTETI I VJETËR HOI AN – HO CHI MINH (M) 11 Prill 2027

DITA 6 – 11 PRILL: DA NANG – HOI AN – FSHATI CAM THANH – QYTETI I VJETËR HOI AN – HO CHI

MINH (M)

Fluturimi: VJ 643 | 11 PRILL | Da Nang – Ho Chi Minh | 20:35–22:00

Pas mëngjesit, takoheni me guidën dhe shoferin tonë për transfertën drejt fshatit Cam Thanh. Do keni mundesine te eksploroni pyllin e gjelbër me palma kokosi ujore dhe përjetoni një shëtitje me varkën tradicionale vietnameze në formë shporte, duke lundruar nëpër kanalet e qeta.

Më pas, vazhdoni me një tur në këmbë të shoqëruar nga guida në qytetin e vjetër Hoi An, ku do të zbuloni shtëpitë karakteristike të tregtarëve, Urën Japoneze të Mbuluar 400-vjeçare, Sallën e Asambleve Kineze, shtëpitë tradicionale vietnameze, muzetë lokalë dhe tregun plot gjallëri (blerjet kryhen me shpenzimet tuaja).

Më pas, do të transferoheni në Aeroportin e Da Nang për fluturimin drejt qytetit Ho Chi Minh. Pas mbërritjes, do t’ju presin guida dhe shoferi ynë për transfertën private drejt hotelit. Pjesën e mbetur të ditës mund ta shijoni sipas dëshirës.

Fjetja: Në Ho Chi Minh City.

07
Dita 7 – HO CHI MINH – DELTA E MEKONGUT (M/D) 12 Prill 2027

Pas mëngjesit, takoheni me guidën tonë dhe niseni nga Ho Chi Minh City drejt Ben Tre. Shijoni një lundrim me varkë përgjatë lumit Ham Luong. Vizitoni ishullin Long Thanh për të provuar fruta tropikale dhe çaj me mjaltë në një shtëpi lokale.

Vazhdoni drejt Mo Cay për të eksploruar punishte ku prodhohen karamele kokosi dhe fshesa. Përjetoni një udhëtim tradicional me automjetin lokal xe lam dhe më pas një shëtitje të qetë me varkë sampan përgjatë kanaleve.

Shijoni një drekë të shijshme lokale në një shtëpi buzë lumit, e ndjekur nga një shëtitje e qetë për të zbuluar jetën e përditshme të banorëve vendas, përpara kthimit në Ho Chi Minh City.

Dreka në një restorant lokal (përfshihet ushqimi, pijet nuk përfshihen).

Fjetja: Në Ho Chi Minh City.

08
Dita 8 – HO CHI MINH – TUR NË QYTET DHE TUR GJYSMËDITOR ME VESPA, ME DEGUSTIM USHQIMESH RRUGE (PRIVAT) (M) 13 Prill 2027

Fluturimi I kthimit: TK 163 | 13 PRILL | Ho Chi Minh – Stamboll | 22:15–04:45

Pas mëngjesit, takohuni me guidën dhe shoferin tonë për një vizitë paradite në qytetin Ho Chi Minh. Do të vizitoni disa nga monumentet kryesore të qytetit, si Pallati historik i Ribashkimit (Reunification Palace), Katedralja mbresëlënëse Notre-Dame dhe Posta Qendrore.

Më pas, do të shijoni një tur plot gjallëri për të provuar ushqimet tradicionale të rrugës në Saigon, duke udhëtuar si pasagjerë në pjesën e pasme të një skuteri klasik Vespa, të shoqëruar nga një mikpritës vendas (12:30–16:30). Do të zbuloni specialitete të Vietnamit Jugor, si Bánh Xèo, Bánh Mì, ëmbëlsira tradicionale dhe fruta deti të freskëta.

Gjithashtu, do të eksploroni tregjet shumëngjyrëshe të luleve dhe ushqimeve lokale, duke përjetuar shijet autentike dhe atmosferën e gjallë të jetës së përditshme në Saigon.

Pas përfundimit të turit, do të transferoheni në Aeroportin Ndërkombëtar Tan Son Nhat për fluturimin e kthimit.

Përfshirë / Përjashtuar

Perfshihet

  • Fluturimet e brendshme në Vietnam
  • Biletat e avionit vajtje-ardhje, me 20 kg bagazh të regjistruar
  • Transfertat aeroport – hotel – aeroport
  • Transfertat e brendshme sipas programit
  • Akomodimin për 7 netë, me mëngjes
  • Vaktet e përfshira në program
  • Turet dhe ekskursionet e përfshira në program
  • Vizën
  • Siguracionin shëndetësor të udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit

Nuk perfshihet

  • Vaktet që nuk janë të specifikuara në program
  • Hyrjet në monumentet që nuk janë të përfshira në program
  • Turet dhe ekskursionet shtesë
  • Bakshishet

E rëndësishme për të ditur

  • Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe të ketë një afat vlefshmërie prej të paktën 6 muajsh
  • Monedha vendase është Dong vietnamez (VND). Mbani edhe para cash për tregjet dhe bizneset e vogla.
  • Klima ndryshon sipas rajonit. Merrni veshje të lehta, por edhe një xhaketë të hollë dhe mushama.
  • Në tempuj dhe vende fetare rekomandohen veshje që mbulojnë shpatullat dhe gjunjët.
  • Trafiku është shumë i dendur, sidomos në qytetet e mëdha. Kujdes gjatë kalimit të rrugës.
  • Kuzhina vietnameze përdor shumë oriz, perime, erëza dhe salca. Kërkoni paraprakisht alternativa nëse keni kufizime ushqimore.

FAQ

Po, Vietnami konsiderohet përgjithësisht një destinacion i sigurt. Megjithatë, këshillohet të tregoni kujdes me sendet personale, sidomos në zonat e populluara dhe tregjet.

Po, mund t'i përdorni normalisht me internet. Aplikacione si Grab janë gjithashtu shumë të dobishme për transportin dhe porositë.

Street Food është pjesë e rëndësishme e kulturës vietnameze. Zgjidhni vende me qarkullim të lartë klientësh dhe ushqim të përgatitur të freskët.

Në Vietnam përdoren priza të tipit A, C dhe F, por jo çdo prizë është universale. Një adaptor universal është zgjedhja më praktike.

Më shumë informacion

Shkarkoni informacionin 9 ditë për të zbuluar Vietnamin

Shkarkoni PDF

Komentet (0)

Review-t dhe Vlerësimet e Klientëve
0.0 / 5.0

Bazuar në review-t e 0

Vlerësimet e yjeve të 5 0
Vlerësimet e yjeve të 4 0
Vlerësimet e yjeve të 3 0
Vlerësimet e yjeve të 2 0
Vlerësimet e yjeve të 1 0

Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e turit të përfunduar të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.